Francë – Zjarrfikësit njoftojnë grevë pa afat kundër vaksinimit të detyrueshëm

Zjarrfikësit, ndër grupet profesionale që kërkohet të vaksinohen në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë, vendosën të hyjnë në grevë.

“FA/SPP-PATS”, një prej sindikatave kryesore të zjarrfikësve francezë, bëri me dije përmes një komunikate të shkruar se anëtarët e saj do të hyjnë në një grevë pa afat që nga e hëna, 9 gusht, për të protestuar vaksinimin e detyrueshëm.

“Ligji për menaxhimin e krizës shëndetësore, i cili kërkon që zjarrfikësit të vaksinohen me detyrim, shkel Kushtetutën. Ne shpresojmë që Këshilli Kushtetues do ta shfuqizojë këtë dispozitë të ligjit”, thuhet në deklaratën e sindikatës “FA/SPP-PATS”.

Nga ana tjetër, numri i rasteve të përditshme me COVID-19 në Francë arriti në gati 30 mijë.

Shkalla e testeve pozitive të COVID-19 gjatë 7 ditëve të fundit në vend rezultoi 4,1%. /trt