FSK vazhdon operacionin për gjetjen e qytetarit të zhdukur në lumin Buna

Forcat e Sigurisë së Kosovës, po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, operacion ky që ka për qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.

Kështu ka njoftuar FSK përmes një postimi në Facebook.

Ky operacion ka filluar në mëngjesin e së premtes me datë 22 dhjetor.