Fundoset një anije e mallrave në Gjirin Persik, shpëtohen dhjetëra anëtarë të ekuipazhit

Anija Al Salmy

Irani ka shpëtuar 29 nga 30 anëtarët që ishin në anijen e mallrave të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që u fundos në Gjirin Persik, raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Po vazhdon operacioni për të gjetur edhe personin e fundit të mbetet i zhdukur.

Dy anije shpëtimi dhe helikopterë u vuan në kërkim pasi që anija Al Salmy u fundos 48 kilometra nga porti Assaluyeh të enjten.

Erërat ishin mjaft të forta, me shpejtësi 70 kilometra në orë.

Në ekuipazh ishin shtetas nga Sudani, India, Pakistani, Uganda, Tanzania e Etiopia. /koha