Funksionaliteti i ri WhatsApp është i ngjashëm me bisedat zanore në Discord

Edhe pse duket e ngjashme, nuk është e njëjtë me telefonatat në grup duke të dhënë më tepë ndjesinë e një bisede në Discord.

Vitin e kaluar WhatsApp dërgoi një seri përditësimesh për ta bërë dërgimin e mesazheve zanore një eksperiencë më e mirë dhe tashmë ka vendosur ta sjellë tek grupit.

Aplikacioni i komunikimit lançoi një version beta të bisedave zanore, një funksionalitet që krijon një bashkëbisedim audio në grup.

Shenjat e para të bisedave zanore u shfaqën nën emërtimin “audio chats” por nuk ofronin më shumë informacion përtej ekzistencës së tyre.

Edhe pse duket e ngjashme, nuk është e njëjtë me telefonatat në grup duke të dhënë më tepë ndjesinë e një bisede në Discord.

Të gjithë përdoruesit me përditësimin beta të aplikacionit do të shohin një valë në cepin e djathtë lartë në bisedës në grup. Duke shtypur ikonën fillojnë një bisedë zanore në grup.

Kushdo në grup do të marrë një njoftim, njëlloj sikur të ishte mesazh dhe jo një zile telefonate. Do të shohin një baner në krye të bisedës që i vë në dijeni të numrit të njerëzve që janë në bisedë duke u dhënë mundësinë të lidhen.

Bisedat zanore mbrohen nga enkriptimi fundor si çdo mesazh tjetër i dërguar. Aktualisht duket të jetë i disponueshëm vetëm në beta për përdoruesit Android.