Futbollisti brazilian Willian Arao zyrtarisht në Fenerbahçe

Futbollisti brazilian, Willian Arao nënshkroi kontratë me klubin futbollistik turk, Fenerbahçe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga klubi “verdhë e blu” thuhet se “Klubi ynë ka shtuar në stafin e tij futbollistin brazilian, Willian Arao. Lojtari brazilian nënshkroi një kontratë që e lidh atë me ngjyrat ‘verdhë e blu’ për 2+1 vjet. I themi ‘Mirë se vjen në familjen tonë Willian Arao. Ne ju dëshirojmë fitore dhe kampionate me Fenerbahçen tonë”.

Mësohet se në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në stadiumin Ülker, i pranishëm ishte edhe anëtari i Bordit drejtues, Selahattin Baki.