G-20 nis me thirrjen për më shumë vaksina për vendet e varfra

ROME, ITALY - OCTOBER 30: British Prime Minister Boris Johnson, French President Emmanuel Macron, German Chancellor Angela Merkel and U.S. President Joe Biden hold an E3 meeting at the G20 Summit on October 30, 2021 in Rome, Italy. The G20 (or Group of Twenty) is an intergovernmental forum comprising 19 countries plus the European Union. It was founded in 1999 in response to several world economic crises. Italy currently holds the Presidency of the G20 and this year's summit will focus on three broad, interconnected pillars of action: People, Planet, Prosperity. (Photo by Jeff J Mitchell - Pool/Getty Images)

Në Romë nisi sot (e shtunë) punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqëndruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.

Presidentit amerikan Joe Biden, i cili po merr pjesë në këtë samit, zhvilloi takimeve të veçanta me kancelares gjermane Angela Merkel, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar hapat e ardhshëm mbi programin bërthamor të Iranit.

Kryeministri italian Mario Draghi e hapi forumin me një thirrje të fortë për përpjekje të dyfishuara për të shpërndarë vaksina në vendet e varfra.

Ai nënvizoi se ndërsa 70% e popullatës në vendet e pasura janë vaksinuar, në vendet e varfra është vaksinuar vetëm 3% e popullatës, duke e quajtur atë “moralisht të papranueshme”.

Z. Draghi bëri thirrje për një angazhim të ri për bashkëpunimin shumëpalësh.

Italia shpreson që G-20 të ndërmarrë zotime të rëndësishme nga vendet që përfaqësojnë 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global, dhe që njëkohësisht janë përgjegjëse për rreth të njëjtën sasi të emetimit të gazit karbonik në atmosferë, përpara konferencës së OKB-së për klimën që fillon të dielën në Glasgou të Skocisë.

Pjesa më e madhe e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive që ndodhen në Romë do të shkojnë në Glasgou sapo të përfundojë G-20. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping po marrin pjesë në distancë.

Në prag të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se takimi i Glasgout rrezikonte të dështonte për shkak të angazhimeve ende të vakëta nga ndotësit më të mëdhenj të planetit.

Ndërkohë policia italiane ndërhyri për të larguar disa dhjetëra protestues që kërkojnë që udhëheqësit botërorë të ndërmarrin veprime të forta lidhur me çështjen e ndryshimeve klimatike të cilët po qëndronin në bulevardin kryesor pranë vendit ku po mbahet samiti në Romë.

Disa orë përpara se udhëheqësit botërorë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe vendeve të tjera të fuqishme të mbërrinin për fillimin e samitit dy-ditor, aktivistët bllokuan rrugën, duke mbajtur pankarta, në një prej të cilave shkruhej: “Nga Roma në Glasgou, zgjidhjet tuaja janë problemi”. /voa

 

People protest against the G20 on the sidelines of the G20 of World Leaders Summit on October 30, 2021 in the district of the Pyramid of Cestius in Rome. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP) (Photo by ALBERTO PIZZOLI/AFP via Getty Images)