G7 ripohon angazhimin për një sektor rrugor më të dekarbonizuar deri në vitin 2030

Vendet anëtare të G7 të shtunën riafirmuan angazhimin e tyre për një sektor rrugor më të dekarbonizuar deri në vitin 2030 dhe u angazhuan për qëllimin për arritjen e emetimeve neto zero në rrugë deri në vitin 2050.

Një deklaratë e G7 tregoi veprime të ndryshme që po ndërmarrin vendet, duke përfshirë politikat për arritjen e 100% ose depërtimin dërrmues të shitjeve për automjetet me emetim zero në kategorinë e automjeteve të lehta (LDV) deri në vitin 2035 dhe më tej.

Politikat përfshijnë veprime për të arritur 100% automjete të elektrizuara të reja të pasagjerëve deri në vitin 2035, raporton Reuters.

Këto politika që i diskutuan në samit, përfshijnë edhe promovimin e infrastrukturës dhe karburanteve të qëndrueshme neutrale ndaj karbonit, duke përfshirë karburantet e qëndrueshme bio dhe sintetike, vazhdonte deklarata.

“Ne vërejmë mundësitë që ofrojnë këto politika për të kontribuar në një sektor rrugor më të dekarbonizuar”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“Kjo përfshinë edhe përparimin drejt një pjese prej mbi 50 për qind të LDV-ve me emetim zero të shitur globalisht deri në vitin 2030”, shtoi dokumenti.