Galatasarayi befason kampionin e Anglisë

Galatasaray ka tronditur Liverpoolin, në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur 1:0.

Në kompleksin “Ali Sami Yen” dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët e Stambollit, “Galata” shfrytëzoi një penalti të Victor Osimhen për t’i shkaktuar humbjen e parë ekipit të Arne Slott, që përfshirë edhe Premier League, pëson humbjen e dytë rresht.

Liverpooli provoi ta barazonte rezultatin, por pa sukses, ndërsa në kohën shtesë megjithëse gjyqtari dha shenjë për pikën e bardhë, VAR-i ia mohoi këtë mundësi ekipit anglez, që megjithë yjet e blerjet e mëdha të verës, nuk dha asgjë për të merituar pikë.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Bodo/Glimt – Tottenham Hotspur 2:2

Inter – Slavia Pragë 3:0

Pafos – Bayern Munchen 1:5

Atletico Madrid – Bayer Leverkusen 5:1

Chelsea – Benfica 1:0

Marseille – Ajax 4:0

Kairat – Real Madrid 0:5

Atalanta – Club Brugge 2:1