Galaxy S22 debuton më 8 Shkurt

Samsung me shumë gjasa do të zbulojë tre modele të kësaj serie: Galaxy S22, S22 Plus dhe S22 Ultra.

amsung do të prezantojë Galaxy S22 në një eveniment Unpacked që do të mbahet më 8 Shkurt raportojnë mediat Koreane.

Porositë e smartfonit do të nisin një ditë më pas më 9 Shkurt dhe shitjet nga data 24 Shkurt.

Samsung me shumë gjasa do të zbulojë tre modele të kësaj serie: Galaxy S22, S22 Plus dhe S22 Ultra.

Sipas disa spekulimeve Galaxy S22 Ultra do të jetë shumë i ngjashëm me linjën Galaxy Note që si duket Samsung ka vendosur ta braktisë që kur në Gusht të vitit të kaluar nuk prezantoi modele të reja.

Çipi në brendësi do të jetë Snapdragon 8 Gen 1 por vetëm disa modele Amerikane dhe Aziatike kanë këtë procesor. Kjo sepse versioni global ka çipin Exynos 2200 të ndërtuar nga Samsung dhe që përdor grafikat RDNA2 të zhvilluar nga AMD. /PCWorld