Gallant thotë se Izraeli ka “lirinë për të bërë atë që dëshiron”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka thënë të enjten se Izraeli ka lirinë për të bërë atë që dëshiron, raporton “Associated Press”.

“Shteti i Izraelit duhet ta dijë se e ka lirinë për të bërë atë që dëshiron”, ka thënë Gallant.

Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pas luftimeve në Gaza.

Aleatët e Izraelit i kanë kërkuar këtij shteti që të përmbahet nga çdo përgjigje që mund të përshkallëzojë situatën në Lindjen e Mesme.

Sulmi iranian të shtunën ka shënuar herën e parë që Teherani ka nisur një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit.

Sulmi ndodhi më pak se dy javë pas sulmit të dyshuar izraelit në Konsullatën e Iranit në Siri, ku u vranë dy gjeneralë dhe oficerë të tjerë iranianë.