Gani Thaçi sulmon dy persona në Byronë e Sigurimeve, konfirmon prokurori

Vëllai i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe një drejtor të një kompanie private të sigurimeve.

Incidenti ka ndodhur në zyrat e Byrosë Kosovare, sot gjatë një mbledhjeje.

Prokurori Ali Ajdini, në një prononcim për “Kohën Ditore” ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin e vëllait të presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se është duke shkuar në vend të ngjarjes dhe ka kërkuar që për detaje të kontaktohet pasi të kryejë ekzaminimin.Mediet raportojnë se bashkë me Pushkollin është sulmuar dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve Illyria, Gianni Socolic.