Gavi është tashmë lojtar i ekipit të parë të Barcelonës, do të mbajë numrin 6

FC Barcelona e ka regjistruar zyrtarisht Gavin si lojtar të ekipit të parë, ku tani e tutje ai do të mbajë fanellën me numrin 6.

Barça e kishte siguruar tashmë talentin në shtator të vitit të kaluar duke arritur ta rinovonte deri në qershor 2026 me një klauzolë prej 1 miliard euro, por puna duhej të përfundonte.

Kontrata e Gavit tashmë ka hyrë në funksion dhe ai është zyrtarisht lojtar i ekipit të parë, pasi Barcelona, ​​me largimet që kanë ndodhur në këtë afat kalimtar, ka arritur një diferencë të mjaftueshme pagash për të përfshirë rrogat e mesfushorit andaluzian që ishin rritur me rinovimin e kontratës së tij, pasi nuk mund të ndodhte ndryshe.

Barcelona tani ka punë të regjistrojë edhe rinovimet e dy futbollistëve të tjerë të cilët gjithashtu janë konfirmuar.

Bëhet fjalë për Ronald Araujo dhe Balden. Uruguaiani tashmë ka nënshkruar rinovimin e tij deri në vitin 2026 dhe Balde gjithashtu do ta bëjë këtë deri në vitin 2027.