Ga’za po përjeton nivelet më të këqija të kequshqyerjes

Alexandra Saieh nga Save the Children thotë se organizatat e ndihmës kanë frikë se situata në Gaza mund të përkeqësohet.

“Gaza po përjeton nivelet më të këqija të kequshqyerjes, veçanërisht kequshqyerjen e fëmijëve, dhe kjo është tërësisht e krijuar nga njeriu,” tha Saieh për Al Jazeera.

“Fëmijët në Gaza janë të uritur, po privohen nga uji i pastër dhe po u privohet ndihma adekuate mjekësore. Dhe e gjithë kjo po nxitet nga pengimi sistematik i ndihmës humanitare dhe armiqësia e vazhdueshme. Një pikë mjekësore në Tal as-Sulltan [Rafah], e cila trajtonte kequshqyerjen, u desh të mbyllej javën e kaluar për shkak të sulmeve [izraelite] në zonë”.

Nga 36,000 palestinezë të vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori, 15,000 janë fëmijë.

Saieh tha se mund të ketë “një përshpejtim të vdekjeve për shkak të kequshqyerjes, urisë, sëmundjeve dhe dehidrimit, ndoshta edhe më i lartë se sa po shohim tashmë, që është vetëm maja e ajsbergut”.

“Ne në fakt kemi frikë se situata është shumë më e keqe. Në mars, OKB-ja paralajmëroi për një krizë urie dhe ne si organizata humanitare nuk na është dhënë mundësia për ta shmangur atë.