Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gazetari humb miq për shkak të mbështetjes për palestinezët

Gazetari humb miq për shkak të mbështetjes për palestinezët

Andrew Mitrovica

Andrew Mitrovica, një gazetar me përvojë, ka rrëfyer se ka humbur miq të ngushtë dhe është përballur me kritika të ashpra për shkak të qëndrimit të tij publik në mbështetje të të drejtave të palestinezëve. Në një artikull opinioni të publikuar nga Al Jazeera më 28 maj 2025, Mitrovica tha se shprehja e solidaritetit me palestinezët nuk është një provokim, por një detyrë morale.

Sipas tij, mbështetja për të drejtat e njeriut nuk duhet të shikohet si akt politik, por si një reagim njerëzor ndaj padrejtësive dhe vuajtjeve të mëdha. “Kam zgjedhur të mos hesht, edhe nëse kjo më ka kushtuar marrëdhënie personale dhe profesionin,” shkruan ai.

Mitrovica ka marrë reagime të ndryshme nga lexuesit: nga mbështetje dhe lavdërime për guximin e tij, deri te kritika të ashpra, ofendime personale dhe përpjekje për ta diskredituar si gazetar.

Ai thekson rëndësinë e qëndrimit të ndershëm përballë padrejtësisë, edhe kur ai sjell pasoja personale. Ai u bën thirrje kolegëve të tij në media dhe publikut të mos lejojnë që frika apo presioni social të mposhtin ndërgjegjen.

Mitrovica përfundon se do të vazhdojë të shkruajë në mbështetje të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, pavarësisht kostos personale që kjo mund të sjellë. /mesazhi