Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar me homologun e tij grek, Nikos Dendias.
Gent Cakaj, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Ai tha se ata diskutuan për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Cakajt pa ndërhyrje:
Gjatë qëndrimit në Bruksel zhvillova edhe një bisedë me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias !
Biseduam për ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri – me theks të veçantë në përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në qershor 2018 – për të mundësuar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE pas miratimit të metodologjisë së re të negociimit.
Po ashtu, diskutuam për një varg veprimesh të përbashkëta në funksion të riparimit e rindërtimit të hapësirave të dëmtuara nga tërmeti.
Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë që prej orëve të para të pas termetit e deri tani që po vazhdon me përkushtim të fortë dhe rezultate konkrete