Gjuha e historisë dhe ajo e aktualitetit: si duhet vepruar me pushtetin shiit, thikën e gjithmonshme në trupin e Islamit?
Për botën klasike islame, me arabët në qendër, Irani është bartës i një prej devijancave më dëmsjellëse në histori, duke qenë për Islamin e pastër e burimor një sëmundje e pashërrueshme dot. Dhe jo thjesht në planin teologjik; shiizmi ka qenë e mbetet thika e pabesive në trupin e Islamit. Ndaj dhe një sfidë e vështirë shfaqet sot me sulmin amerikano-izraelit ndaj Iranit, atdheut të shiizmit me origjine perse, pasi kjo situatë kërkon një pozicionim.
Në këtë sfidë i ka ftuar së fundi Irani vendet arabe dhe islame, duke përdorur një narrativë joshëse në terma të pastër islamë, por që, nga mësimet e historisë, vështirë t’i zihet besë.
Më konkretisht, Këshilltari i Liderit Suprem të Iranit, Ali Larijani, ka publikuar një mesazh për myslimanët në mbarë botën dhe vendet islame.
Ai më parë njoftoi se Irani do të publikonte një mesazh me gjashtë pika, dhe dokumenti tani është i disponueshëm.
Më poshtë janë të gjashtë mesazhet që Irani po u dërgon të gjithë myslimanëve në mbarë botën:
Irani u ekspozua ndaj agresionit mashtrues amerikano-sionist që ndodhi gjatë negociatave, me qëllim thyerjen e Iranit. Ky agresion çoi në martirizimin e udhëheqësit të madh të Revolucionit, si dhe të shumë civilëve dhe komandantëve ushtarakë. Megjithatë, agresorët u përballën me rezistencë të fortë kombëtare dhe islame nga populli iranian.
Ju e dini se, përveç rasteve të rralla dhe përmes qëndrimeve të kufizuara politike, asnjë shtet islam nuk ka qëndruar pranë popullit iranian. Megjithatë, populli iranian, me vullnetin e tij të fortë, arriti ta shtypë agresorin, i cili tani është në një situatë ku nuk mund të gjejë një rrugëdalje nga ky qorrsokak strategjik.
Irani vazhdon në rrugën e rezistencës kundër “Shejtanit të madh” dhe “Shejtanit të vogël”, domethënë Amerikës dhe Izraelit. Por a nuk është qëndrimi i disa qeverive islame në kundërshtim me fjalët e Profetit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të): “Kushdo që dëgjon një njeri që thërret: ‘O myslimanë’ dhe nuk i përgjigjet atij, nuk është mysliman”? Çfarë është Islami?
Disa vende shkuan një hap më tej dhe e shpallën Iranin armik sepse shënjestroi bazat amerikane dhe interesat amerikane dhe izraelite në territorin e tyre. A duhet të qëndrojë Irani duarkryq ndërsa bazat amerikane në vendet tuaja përdoren për ta sulmuar atë? Ky është vetëm një justifikim i dobët. Sot, konflikti është midis Amerikës dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit dhe forcave të rezistencës nga ana tjetër. Në cilën anë jeni ju?
Mendoni për të ardhmen e botës islame. Ju e dini që Amerika nuk është besnike ndaj jush dhe se Izraeli është armiku juaj. Ndalu për një moment dhe mendo për veten dhe të ardhmen e rajonit. Irani është i ndershëm me ju dhe nuk kërkon t’ju dominojë.
Uniteti i Ummetit Islam, nëse arrihet me forcë të plotë, është i aftë të sigurojë siguri, përparim dhe pavarësi për të gjitha vendet e tij.
Në këtë thirrje, patjetër që aty ka të vërteta të pamohueshme. Por historia ofron tjetër gjuhë, ajo është gjuha e tradhëtisë shiite kundër Islamit arab, nën yshtjen e krenarisë së mbrapshtë perse, ngjashëm me urrejtjen e hebreje ndaj arabëve në terma të arrogancës etnike.
Gjithsesi, siç ishte dhe Profeti Muhamed diplomat aty ku duhej, ashtu u takon të tregohen dhe vendet arabo-islame karshi një agresioni dhe një lufte të shpërthyer që rrezikon të çojë në katastrofë jo vetëm Lindjen e Mesme por të gjithë botën. /tesheshi







