Gjendet i vdekur një 51 vjeçar në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një 51 vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje mbrëmjen e së dielës në Prizren.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 23.04.23, rreth orës 21:05 ,në polici është raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kane dale ne vendngjarje, nga mjeket është kostatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51-vjeqare nga Prizreni. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete dërgohet ne Institutin e Mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti cilësohet si “Vetëvrasje”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i PK në Prizren.