Gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për vdekjen e një personi në fshatin Sharban të Prishtinës.

Sipas njoftimit policor, të dielën rreth orës 20:30 është raportuar se në kulmin e shtëpisë është gjetur një trupi i viktimës, e ekipi emergjent e ka konfirmuar vdekjen e tij.

Autoritetet policore po merren me rastin, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.