Ballina Lajmet Kosovë Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia nis hetimet

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren të dielën.

Policia ka njoftuar se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe se rasti është duke u hetuar

“Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet nga Policia.