Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll të Mitrovicës

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Personat e Pagjetur, ka treguar se është gjendur një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll të Mitrovicës.

“Sot rreth orës 10:30 është gjet një trup gjatë gërmimeve që po bëhen në Suhodoll”, ka thënë Gjetaj për klankosova.tv

“Trupi është gjetur komplet, ndërsa gërmimet kanë vazhduar nga dje, kur u gjetën disa pjesë kockore në hapësirën ky dyshohet për varrezë masive”.

“Gërmimet do të vazhdojnë sot gjatë gjithë ditës, po ashtu edhe të hënën derisa të vlerësohet në tërësi kjo zonë e dyshmitë”.

Foto: Ilustrim