Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe stuhitë e shkaktuara nga shirat e dendur që kanë prekur Indinë dhe Bangladeshin që nga fillimi i javës.
Sipas lajmeve në shtypin indian, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe stuhitë në Indi dhe Bangladesh kanë ndikuar negativisht jetën e miliona njerëzve.
Të paktën 33 persona humbën jetën të enjten në shtetin indian, Bihar si pasojë e stuhisë.
Kurse në shtetin Asam, në kufi me Bangladeshin, i cili është një nga rajonet më të prekura në vend, humbën jetën 14 persona.
Blhet e ditur se më shumë se 850 mijë njerëz u bdikuan nga fatkeqësia në Asam, më shumë se 90 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në strehimore të përkohshme.
Në shtet janë dëmtuar shumë banesa. Tokat bujqësore dhe prodhimet bujqësore në rajon u shkatërruan nga përmbytjet.
Edhe në verilindje të Bangladeshit, fatkeqësia më e rëndë e përmbytjeve në vitet e fundit u pa teksa lumenjtë u vërshuan për shkak të shirave të dendur.
2 milionë njerëz në rajon u prekën nga fatkeqësia. Autoritetet e Bangladeshit njoftuan se deri më tani 10 persona kanë vdekur nga përmbytjet.
Në qytetin e Sylhetit, në verilindje të vendit, është ndërprerë energjia elektrike për rreth 50 mijë familjeve. Vihet re se për pak kohë nuk do të ketë energji elektrike në zonë për faktin se niveli i ujit nuk ulet.
Ekspertët paralajmërojnë se katastrofa më të rënda mund të shihen në Bangladesh dhe Indi pasi ngrohja globale rrit edhe reshjet. /trt
I see from inside the house, there is a storm outside#Bangladesh #Short_video #dhaka_mac pic.twitter.com/I8rorku7Sr
— Dhaka Mac (@dhaka_mac) May 21, 2022