Gjenerata e 14-të e procesorëve Intel është revolucion për familjen Core i3 të procesorëve

Me debutimin e familjes së procesorëve Ryzen nga AMD, modelet Core i3 duke filluar nga arkitektura Skylake dhe tre rifreskime të tjera kishin 4 bërthama dhe 8 threads ndërsa i7 u bë me 8 bërthama.

Kur brendi Core i3/i5/i7 debutoi për herë të parë, modelet Core i3 kishin vetëm dy bërthama dhe katër threads.

Ndërkaq modelet Core i5 kishin 4 bërthama dhe 4 threads ndërsa Core i7 kishte 4 bërthama me frekuencë më të lartë sesa dy të parët dhe 8 threads.

Me debutimin e familjes së procesorëve Ryzen nga AMD, modelet Core i3 duke filluar nga arkitektura Skylake dhe tre rifreskime të tjera kishin 4 bërthama dhe 8 threads ndërsa i7 u bë me 8 bërthama.

Më pas debutuan seritë Core i9 me deri në 10 bërthama. Sipas një raporti të fundit ka ardhur momenti për një përmirësim tjetër për familjen Core i3 të procesorëve dhe besohet se me gjeneratën e 14-të Raptor Lake Refresh, Core i3 do të ketë 6 bërthama duke barazuar numrin që ka Core i5 e gjeneratës së 10/11 dhe 12.

Core i3-14100/14100F do të kenë 6 bërthama performance ndërsa Core i5 do të kalojë në 6 bërthama performance dhe 8 efikasiteti me Core i5-14400 dhe 14500.

Madje flagshipi Core i5-14600K raportohet se vjen me 16 bërthama ku 8 janë performance dhe 8 efikasiteti.