Gjenerata e ardhshme e procesorëve Intel do të zhgënjejë dhe gëzojë përdoruesit në të njëjtën kohë

Emocioni i vërtetë i kësaj linje qëndron tek fakti se foleja LGA 1700 e procesorëve do të marrë edhe një gjeneratë tjerë.

Intel do të lançojë procesorët e rinj Raptor Lake Refresh në Tetor për ti pasur me modele jo-K përpara fundit të vitit.

Burime të industrisë thonë se kompania do ti shesë si gjenerata e 14-të dhe do të ruajë brendin ikonik “i” edhe për një vit tjetër.

Kur bëhet fjalë për përmirësime, shumica e linjës do të ketë një rritje të numrit të bërthamave ndërsa Core i9-14900K do të jetë ai që përfiton më pak performancë krahasuar me paraardhësin.

Një model Core i7 do të ketë 12 bërthama E dhe 8 bërthama P. Edhe pse është vetëm një spekulime, informatori ECSM ka një rekord të mirë informacionesh të sakta ku postoi edhe një vlerësim të Core i9-13900K një muaj përpara se embargoja të largohej e procesorë të gjeneratës së 13-të.

Emocioni i vërtetë i kësaj linje qëndron tek fakti se foleja LGA 1700 e procesorëve do të marrë edhe një gjeneratë tjerë. Kështu përdoruesit që janë në gjeneratën e 12-të mund të blejnë një procesor të gjeneratës së 14-të dhe ta montojnë në pllakën amë të tyre.

Përmes përditësimeve të BIOS për pllakat e serive 600 dhe 700 përdoruesit nuk kanë nevojë për ndërrim platforme që të përdorin një procesor të fundit Intel.

Në tre mujorin e katërt të vitit do të debutojnë edhe procesorët e parë mobile të Intel me arkitekturën Meteor Lake të cilët përdorin markën Core Ultra.

Ndërkaq pasardhësit e Raptor Lake Refresh do të jenë çipet Arrow Lake-S në tre mujorin e katërt të 2024 ose në fillim të 2025 dhe bazohen në pllakat amë LGA 1851.