Gjermani, guvernatori i rajonit Kassel gjendet i vdekur

Guvernatori i rajonit Kassel në Gjermani, Walter Lubcke u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në oborr para shtëpisë së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia e provincës Hessen njoftoi se shkaqet e vdekjes janë të panjohura dhe se kanë nisur hetimet rreth rastit.

Paralelisht me këtë, mediat gjermane raportojnë se se trupi i Lubcke u gjet me plagë nga armë zjarri në kokë dhe se hetimet do të përcaktojnë nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar një numër i madh policësh dhe hetuesish të cilët po kërkojnë armën me të cilën Lubcke u vra.

Politikani 65-vjeçar Lubcke, anëtar i Unionit Kristian-Demokratik në pushtet (CDU) ishte deputet në parlamentin krahinor në Hessen.