Gjermani, një xhami ishte cak i sulmit islamofobik – FOTO

Një xhami në Gjermani ka qenë cak i një sulmi islamofobik, raporton Anadolu Agency (AA).

Të shtunën e kaluar, fjalë nënçmuese dhe sharje islamofobike për Profetin Muhamed u shkruan në murin e xhamisë në qytetin perëndimor të Offenbach. Kjo xhami është e ndërlidhur me Unionin Turko-Islam për Çështjet Fetare (DITIB).

Në një deklaratë, policia u kërkoi dëshmitarëve okularë të identifikonin autorët, duke shtuar se një hetim ka nisur për sulmin.

Muslimanët e Gjermanisë dhe xhamitë e tyre ishin cak i 662 sulmeve vitin e kaluar.