Gjermania fiton me përmbysje, Holanda arrin një fitore të rëndësishme për të ruajtur lidershipin

Kanë përfunduar ndeshjet e zhvilluara të ditës së sotme (e shtunë), të luajtura nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022”.

Gjermania ka arritur një fitore të rëndësishme duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, pasi ndodhej në disavantazh në pjesën e parë.

Vendasit u befasuan nga Rumunët, kur Ianis Hagi realizoi gol në minutën e nëntë të takimit, gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Sidoqoftë, gjermanët treguan shpirtin luftarak të tyre duke e rikthyer rezultatin në pjesën e dytë, fillimisht me Gnabryn duke e barazuar rezultatin në minutën e 52-të, kurse më vonë me anë të Muller në minutën e 81-të.

Gjermania me këtë fitore mbetet lider i grupit J me 18 pikë të mbledhura në shtatë xhiro, me gjashtë fitore e një humbje.

Në anën tjetër, në grupin tejet interesant të G-së, Holanda ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Letonisë me një gol minimal nga Klaassen (19′).

Ndërkohë që dueli interesant mes Turqisë dhe Norvegjisë është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, me të dy golat e realizuar në pjesën e parë.

Holanda me këtë fitore kryeson në grupin G me 16 pikë të mbledhura pas shtatë xhirove, e ndjekur nga Norvegjia e cila ka 14 pikë, si dhe Turqia e treta me 12 pikë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura nga ora 20:45: