Qeveria gjermane ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit të SHBA-së, i cili bëri pretendime të bazuara në referenca biblike lidhur me kufijtë e Izraelit, duke shkaktuar reagime dhe zemërim në Lindjen e Mesme.
Berlini zyrtar riafirmoi mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë për një paqe të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve. Autoritetet gjermane theksuan se statusi i territoreve dhe kufijtë përfundimtarë duhet të përcaktohen përmes negociatave dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Deklaratat e ambasadorit amerikan kanë nxitur kritika në disa vende të rajonit, duke shtuar tensionet diplomatike në një moment delikat për procesin e armëpushimit dhe bisedimet politike. /mesazhi







