Gjiri i Gramës, një prej vendeve më të bukura në Shqipëri (Foto)

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, arkeologjike, kulturore e turistike. Por, sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet edhe si një plazh i vogël e intim.

Jemi në pragfillimin e sezonit turistik verorë dhe deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine. Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum.

Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me faleza.

Duhet të ketë edhe shpella nënujore. Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi./Mesazhi/