Gjuriq: Serbët do të kenë më shumë territore pas marrëveshjes me Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Beogradi e Prishtina janë me milje larg marrëveshje së përbashkët.

Megjithatë, thotë ai, nëse arrihet marrëveshja, serbët do të fitojnë më shumë, transmeton lajmi.net.

“Mos lejoni të ju gënjejë ndokush se me marrëveshje, nga e cila jemi larg me milje, do të keni më pak se sa që keni ta. Me një marrëveshje të tillë Serbia, që ka shumë gjasë të mos arrihet, por nëse arrihet, serbët në Kosovë mund të kenë vetëm më shumë”, ka thënë ai, shkruan B92.

Ai ka shtuar se Serbia do të ketë më shumë territore, të drejta, prona, fuqi institucionale dhe ndihmë financiare pas një marrëveshje me Kosovën.

Si thotë se ka shumë sulme ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili është duke u përpjekur ta gjejë një zgjidhje çështjen e Kosovës.

Ai gjithashtu përmes një hartë ka treguar edhe komunat serbe të regjistruara në Kosovë.