“Gjurmët e zjarrit” në Mesxhid-i Aksa ende të pranishme pas 48 vitesh

Kryetari i Këshillit të Lartë Islam në Jerusalem dhe teologu i Mesxhid-i Aksasë, Ikrime Sabri, tha se gjurmët e zjarrit si pasojë e zjarrvënies 48 vite më parë në Aksa ruajnë ende freskinë e tyre nëpër mendje.

Sabri i cili në atë periudhë kryente detyrën e mësuesit në një shkollë të mesme që ndodhej pranë mureve të Mesxhid-i Aksasë, ka folur për Anadolu Agency (AA) për ditën e zjarrit dhe përjetimet pas tij.

Pasi ka vënë në dukje se në ditën e ngjarjes shkollat ishin të mbyllura për shkak të pushimeve të verës, Sabri tha se “Më 21 gusht 1969 ishte ora rreth 07:00 e mëngjesit, dhe flakët rriteshin nga minberi i Mesxhid-i Aksasë, ku nëpër altoparlantët e xhamisë i bëhej thirrje popullatës për ndihmë. Burra-gra, të rinj-të moshuar të gjithë u dyndën në Aksa, ku flakët përhapeshin me shpejtësi, ishte një situatë e tmerrshme.”

Sabri ka shpjeguar se fillimisht u përpoqën të shuanin zjarri me mënyra rrethanore, ku njerëzit të radhitur njëri pas tjetrit në formë zinxhiri mbartnin rërë edhe dhe për të fikur zjarrin. Më tej Sabri ka shtuar se njerëzit që përpiqeshin të shuanin zjarrin ishin të zemëruar dhe se popullata e rajonit krahas salavateve dhe tekbireve rendën në ndihmë duke brohoritur me slogane kundër Izraelit.

Pengesa e Izraelit ndaj automjeteve të zjarrfikëses

Duke vënë theksin se përpjekjet e popullit për shuarjen e zjarrit vazhduan deri në ardhjen e automjeteve të zjarrfikëses nga qytetet El-Halil, Betlehem dhe Ramallah-u, Sabri tha gjithashtu se “Autoritetet izraelite penguan ardhjen e zjarrfikëseve në rajon. Kur automjetet e zjarrfikëses mbërritën zjarri ishte përhapur në çati në pjesën lindore të mesxhidit, e deri tek brezi dhe dritaret, ishin djegur mimberi, mihrabi, sexhadej dhe Kur-anet”.

“Pas namazit të ikindisë palestinezët u dergjën nëpër rrugë. Brohoritnin me slogane kundër Izraelit duke mbajtur në duar pjesët e djegura të minberit Salahaddin. Zjarri ndodhi ditën e enjte dhe si pasojë e mbylljes së dyerve të Aksasë për pastrim atë javë nuk qe e mundur falja e namazit të xhumasë në Aksa”, është shprehur Sabri duke bërë të ditur se Këshilli i Lartë Islam i Jerusalemit në një deklaratë të bërë po të njëjtën ditë kishte bërë të ditur se “përgjegjësia për ngjarjen i përkiste forcave pushtuese.”

“Këtë krim nuk e kreu një person i vetëm”

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se autoritetet izraelite si autor të zjarrvënies arrestuan personin Michael Dennis Rohan një hebre australian, Sabri ka theksuar “Por këtë zjarr e shkaktuan më shumë se një person. Produktet që shkaktuan zjarrin ishin shumë efektive dhe nuk gjendeshin në treg. Ishin produkte të cilat nuk mund të gjendeshin individualisht, ato mund të siguroheshin nga ushtria ose shteti. Zjarrin e planifikuan forcat pushtuese dhe produktet ata ia siguruan zjarrvënësve. Këtë krim nuk e ka kryer vetëm një person.”

“U arrestua një australian, pra një i huaj. Atëherë një i huaj ku i siguroi këto produkte të nevojshme për zjarrvënie? Përse erdhi nga jashtë? Kuptohet se kjo është planifikuar dhe është nxitur për kryerjen e këtij krimi. Fakti që pikat e zjarrit janë më shumë se një, mbështesin se zjarri nuk është vendosur vetëm nga një person i vetëm. Gjithashtu në zjarrvënie ka qenë në objektiv fillimisht ‘Minberi Salahaddin’ i cili është simboli i çlirimit të Jerusalemit”, tha ai.

Më tej Ikrime Sabri ka tërhequr vëmendjen se afërsisht që para 50 viteve nga zjarri e deri tani vazhdojnë kërcënimet kundrejt Aksasë dhe është shprehur se “Zjarret ende nuk kanë përfunduar, ambiciet e hebrenjve janë ende të pranishme. Ka shumë mënyra, si zjarri, bastisjet e kolonëve hebrenj, punimet gërmuese në Aksa, ndëshkimet duke penguar hyrjen e muslimanëve në Mesxhid-i Aksa dhe arrestimet.”

Punimet restauruese pas zjarrit

Rohan i cili u arrestua pas zjarrvënies në Mesxhid-i Aksa u bë e ditur se kishte probleme mendore dhe u deportua në Australi në vitin 1974. Sipas medias australiane Rohan ndërroi jetë në vitin 1995.

Ekipet e Departamentit të Fondacioneve Islamike në Jerusalem të lidhura me Ministrinë e Fondacioneve të Jordanisë, vazhduan punimet restauruese për një kohë të gjatë në Mesxhid-i Aksa.

Departamenti i Fondacioneve është ankuar se policia izraelite ka ndërhyrë ndaj punimeve dhe kanë treguar përpjekje për të penguar proceset restauruese.

Në fillim të vitit 2007 minberi i Aksasë u rindërtua me të njëjtat madhësi dhe veçori si të origjinalit. Shpenzimet për minberin të kryer në Universitetin Belka në Jordani u përballuan nga mbreti Abdullah II i Jordanisë.

Reziqet që rrethojnë Aksanë

Minberi i cili u ndërtua me një punim të detajuar në përputhje me minberin origjinal i cili njihet si simboli i çlirimit të Jerusalemit, theksohet se në ditët e sotme ai është në mesin e veprave që vizitorët e Jerusalemit dhe Aksasë dëshirojnë të shikojnë. Ndërsa minberi origjinal i cili u dëmtua seriozisht gjatë zjarrit ndodhet në muzeun Islam në Mesxhid-i Aksa.

Pavarësisht se si rezultat i punimeve restauruese janë riparuar dëmet e shkaktuara nga zjarri i përjetuar 48 vite më parë në Mesxhid-i Aksa, Departamenti i Fondacioneve vazhdoj të paralajmërojë se rreziqe të ndryshme kanë rrethuar Aksanë dhe vazhdojnë duke u rritur.

Departamenti i Fondacioneve në deklaratat në këtë kuadër thekson se punimet gërmuese të Izraelit, bastisjet e kolonëve hebrenj dhe shkeljet e tjera kundrejt Mesxhid-i Aksasë ndodhen në mesin e përpjekjeve për ndarjen kohore dhe territoriale të Mesxhid-i Aksasë.