Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e mbrojtjes, Nagip Krasniqi mbetet në paraburgim

Mbrojtja e kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Por një gjë të tillë e ka refuzuar Gjykata e Apelit, kështu duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.