Gjykata e Tiranës cakton 40 ditë burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

Arrest me burg me afat 40-ditor ka caktuar Gjykata e Tiranës për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, raporton TV Klan.

Goxhaj u arrestua dy ditë më parë [e hënë] nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Autoritetet e Shqipërisë kanë kërkuar informacion shtesë nga Kosova në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Vetë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.

Gjykata Speciale ka kërkuar ekstradimin e tij.