Gjykata saudite merr vendimin për rastin e kranit që la të vdekur 111 njerëz

Një gjykatë saudite e ka shpallur si të pastër nga përgjegjësia një kompani ndërtimi, pasi vinçi i asaj kompanie u rrëzua dhe vrau 111 njerëz. Kompania saudite ishte duke renovuar një pjesë të Xhamisë së Madhe në Mekë.

Gjykata saudite deklaroi se kompania “Bin Laden Group”, një nga firmat më të mëdha të ndërtimit në rajon, nuk ka nevojë të kompensojë viktimat, e as të paguajë dëmet në Xhaminë e Madhe, pasi sipas gjykates, fatkeqësia nuk ishte shkaktuar nga gabimi njerëzor.

Më 11 shtator 2015, ndodhi tragjedia pikërisht në kohën kur qyteti i shenjtë po përgatitej për pelegrinazhin e Haxhit.
Viktimat ishin prej dymbëdhjetë nacionaliteteve të ndryshme, njëzet e pesë nga Bangladeshi dhe njëzet e tre egjiptianë. Nga të plagosurit ishin 51 pakistanezë dhe 42 indonezianë. Aksidenti është konsideruar si më vdekjeprurësi në historinë moderne. /MESAZHI/