Ballina Lajmet Kosovë Gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë vazhdon sot

Gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë vazhdon sot

Gjykimi kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, vazhdon sot.

Seanca gjyqësore është paraparë të fillojë në ora 09:30.

Të akuzuarit që janë duke u gjykuar janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.