Golfi i ri fotografohet në detaje në Portugali para daljes në treg

Në jug-perëndimin e Evropës, më saktësisht në Portugali, u mbajt një prezantim ndërkombëtar për media i Golf 8 para daljes në treg. Ai është fotografuar në detaje.

Prodhuesi prestigjioz gjerman i automjeteve, Volkswagen, dëshiron ta vë Golfin e ri në dispozicion të klientëve në Evropë sa më shpejt që të jetë e mundur, ku ky model ka qenë sundimtar sovran për dekada të tëra.

Gjenerata e tetë do të ofrohet së pari në tregun gjerman muajin e ardhshëm, ndërsa në vendet e tjera të Kontinentit të Vjetër do të jetë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, edhe shitjet e Golf 8-shit do të fillojnë në Gjermani muajin e ardhshëm dhe klientët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes dy motorëve benzinë, një version hibrid “të butë” dhe dy motorëve naftë. Motorët benzinë janë 1.5-litër TSI me kapacitet prej 130 dhe 150 kuajfuqi, ndërsa versioni hibrid do të jetë në dispozicion me motor benzinë 1.5-litër ETSI dhe një motor elektrik ku në total do të ketë kapacitet prej 150 kuajfuqi.

Ata që preferojnë versionet me naftë, do të kenë në dispozicion motorët 2.0-litër TDI me 115 dhe 150 kuajfuqi. Më vonë, në ofertë do të jenë edhe motorët benzinë 1.0-litër TSI me 90 dhe 110 kuajfuqi, si dhe versionet hibride “të buta” me motorë benzinë 1.0-litër eTSI me 110 kuajfuqi dhe 1.5-litër eTSI me 130 kuajfuqi.

Shitja do të përfshijë gjithashtu dy versione hibride plug-in me një fuqi totale prej 204 dhe 245 kuajfuqi. Të dy versionet do të jenë në dispozicion me motorin benzinë 1.4-litër TSI Turbo dhe një motor elektrik me baterinë litium-jon me kapacitet prej 13 kWh.

Gjithashtu, në ofertë do të jenë në dispozicion edhe versionet me performancë të lartë, të tilla si GTI, GTD dhe R.

Prezantimi në Portugali u përdor për foto të reja promovuese, me Golf 8 që pozon përkrah Atlantikut, si dhe në mjedisin urban.