Ballina Sport Futboll Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Goli i Muriqit më i miri i xhiros sipas “Marcas”

Goli i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është zgjedhur si më i miri për xhiron e 24-të në La Liga të Spanjës.

Këtë përzgjedhje e kanë bërë analistët e programit “La Pizarra” në Radio “Marca”, gjë të cilën e bëjnë pas përfundimit të secilës xhiro të kampionatit spanjoll.

Pas propozimeve, analistët e votuan golin e Muriqit si më të mirin për xhiron e fundit, ndonëse Mallorca pësoi humbje 2:1 nga Real Betisi.

Muriqi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 66-të, por që nuk i mjaftoi Mallorcas për ta evituar humbjen në shtëpi.

Për Muriqin, ky ishte goli i tij i 16-të këtë sezon në 23 ndeshje të luajtura në kampionat, ndërsa në total ka arritur shifrën e 50 golave të realizuar në La Liga, rekord personal ky i sulmuesit 31-vjeçar.