Google Meet më në fund ofron video 1080p

Google thekson se përdoruesit duhet të kenë më shumë bandwidth gjithashtu për të dërguar video 1080p dhe aplikacioni automatikisht ndryshon rezolucionin nëse kufizohet bandwidth-i.

Google Meet më në fund mbështet video thirrjet 1080p por vetëm për abonentët me pagesë. Përmes një përditësimi ditën e Mërkure, Google tha se do të sjellë funksionalitetin për përdoruesit e Workspace dhe Google One.

Për më tepër mund të aksesoni videot 1080p vetëm në versionin ueb të Google Meet dhe e gjitha varet nëse uebkamera e kompjuterit e mbështetët këtë rezolucion.

Google thekson se përdoruesit duhet të kenë më shumë bandwidth gjithashtu për të dërguar video 1080p dhe aplikacioni automatikisht ndryshon rezolucionin nëse kufizohet bandwidth-i.

Funksionaliteti nuk vjen i aktivizuar automatikisht por duhet ta bëni përmes menusë në cepin e djathtë të lartë prej tre pikash dhe të shtypni opsionin Turn on HD video.

Aplikacione të tjera të video konferencave si Zoom dhe Microsoft Teams kanë ofruar prej kohësh thirrjet 1080p. Google thotë se shërbimi do të ofrohet për planet Workspace Business Standard, Business Plus, Enterprise Start, Enterprise Standard, Enterprise Plus, the Teaching and Learning Upgrade, Education Plus, Enterprise Essentials, and Frontline.

Ofrohet edhe për përdoruesit e Google One me 2TB hapësirë.