Google nuk ndalet me integrimin e gjurmimit të përdoruesve për qëllime reklamimi në shfletuesin Chrome

Kur të hapin Chrome radhës tjetër, përdoruesit do të shikojnë një funksionalitet “ad privacy” që është lançuar për to. Njoftimi pop-up thotë se Privacy Sandbox e bën shfletimin dhe internetin më privat.

Mos e lini ridizajnimin e Chrome t’ju shpërqendrojë nga fakti se shfletuesi tashmë përmban një platformë të re reklamimi invasive dhe që është branduar si “Privacy Sandbox”.

Funksionaliteti në fjalë gjurmon uebfaqes që vizitoni dhe gjeneron një listë tematikash të cilat i ndan me uebfaqet kurdoherë që ato e kërkojnë. Ky sistem është integruar në shfletuesin Chrome.

Është raportuar më përpara në media si FLoC dhe më pas ti Topics API dhe pavarësisht kundërshtive të shumta që pati, Google ka në pronësi Chrome dhe është një prej kompanive më të mëdha në botë të reklamimit duke mos e penguar asgjë që të çojë përpara planet e saj.

E qartë se nuk ka për të qenë një lajm i mirë, kompania ndërtoi një uebsajt privacysandbox.com dhe solli një ridizajnim të Chrome për të maskuar ndryshimet. Postimi në blog lidhur me Privacy Sandbox tha se platforma do të bëhet e disponueshme për të gjithë përdoruesit nga dita e Enjte.

Kur të hapin Chrome radhës tjetër, përdoruesit do të shikojnë një funksionalitet “ad privacy” që është lançuar për to. Njoftimi pop-up thotë se Privacy Sandbox e bën shfletimin dhe internetin më privat.

Argumenti kryesor i kompanisë është se çaktivizon cookie-t e palëve të treta në Chrome dhe se platforma e re e reklamave është më e mirë dhe e pastër nga cookie-t e palëve të treta.

Problemi është se cookie-t e palëve të treta preknin vetëm përdoruesit e Chrome. Apple dhe Firefox prej vitesh kanë bllokuar këto cookie dhe janë shfletuesit Chromium që i lejojnë ato.

Kjo nisi të gjithë këtë proces: Apple i dha një goditje burimit kryesor të të ardhurave të Google kur bllokoi cookie-t e palëve të treta në Safari në 2020-ën. Edhe pse është një fitore për privatësinë, Google nuk ka për të ndjekur hapat e Apple derisa të ketë siguruar biznesin e saj kryesor.

Chrome ka disa kontrolle për mjetin e ri të integruar. Mjafton të shkoni në Chrome Settings dhe më pas “Privacy and Security” dhe më pas “Ad Privacy.”

Google thotë se do të bllokojë cookie-t e palëve të treta në gjysmën e dytë të 2024 pasi ti ketë hapur rrugë Privacy Sandbox që ti mbrojë kompanisë fitimet.