Ky objektiv u arrit pas përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të larguar njerëzit nga planet me pagesë siç ishte heqja e hapësirës pa limit për fotot në Google Drive.
CEO i Google Sundar Pichai njoftoi ditën e Premte se kompania kishte 100 milionë abonentë në Google One, shërbimin i cili ofron hapësirë online për Gmail, Drive dhe Photos.
Ky objektiv u arrit pas përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të larguar njerëzit nga planet me pagesë siç ishte heqja e hapësirës pa limit për fotot në Google Drive.
Shërbimi tjetër YouTube Premium të Google ju deshën 9 vite për të arritur 100 milionë abonentë, një rritje që u përshpejtua sidomos pas heqjes së reklamave apo ofrimi i opsioneve të muzikës dhe videove të cilësisë të lartë.
We just crossed 100M Google One subscribers! Looking forward to building on that momentum with our new AI Premium Plan (launched yesterday) offering AI features like Gemini Advanced, plus Gemini in Gmail, Docs + more coming soon. https://t.co/m7zAVop7P6 pic.twitter.com/sMdwJeq0iU
— Sundar Pichai (@sundarpichai) February 9, 2024
Kompania tha se ishte afër objektivit prej 100 milionë abonent muajin e kaluar. Gjithashtu me planin e fundit AI të Google One, që përfshin modelin më të avancuar AI të Gemini, do të jetë një incentivë shtesë për përdoruesit e rinj.