Google pagoi 8 miliardë dollarë që Play Store të vinte i instaluar në telefonët Samsung

Në 2019-ën, Google raportohet se ushtronte një iniciativë quajtur “Projekti Banyan.” Kjo nismë investonte në mënyrë që Google Play Store të mbetej në pajisjet Samsung krahas Galaxy Store.

Beteja ligjore mes Google dhe Epic ka nxjerrë në dritë disa informacione interesante. Gjatë një dëshmie sjellë nga Epic Games, u mësua se Google ka paguar Samsung 8 miliardë dollarë përgjatë një periudhe 4-vjeçare për të mbajtur aplikacionet Search, Assistant dhe Play Store si shërbime kryesore në telefonët Samsung.

I pyetur nga avokatët e Epic, zëvendës Presidenti për Partneritetet pranë Google, James Kolotouros, zbuloi se Google ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesit e telefonëve Android për tu siguruar se pajisjet e tyre vinin me dyqanin e aplikacioneve Play Store të instaluar.

Dëshmia e Kolotouros zbuloi gjysma e të ardhurave gjeneruara nga Play Store, vinte nga telefonët dhe pajisjet Samsung.

Në 2019-ën, Google raportohet se ushtronte një iniciativë quajtur “Projekti Banyan.” Kjo nismë investonte në mënyrë që Google Play Store të mbetej në pajisjet Samsung krahas Galaxy Store.

Kompania madje ofroi ti paguante 200 milionë euro Samsung përgjatë 4 viteve që Galaxy Store të ishte i disponueshëm për shkarkim në Play Store. Megjithatë planet u rrëzuan dhe Samsung raportohet se nënshkroi marrëveshjen 8 miliardë dollarëshe me Samsung.

Me këtë Epic Games po përpiqet të tregojë se Google ka dekurajuar dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në pajisjet Android duke paguar krijuesit të para-instalojnë dhe ta bëjnë Google Play Store si zgjedhjen kryesore për shkarkimin e aplikacioneve.