Google të ardhura dhe fitime rekord prej pandemisë

Analistët prisnin një performancë të mirë ndërsa ekonomitë në mbarë botën kanë filluar të hapen dhe rikuperojnë.

Fitimi i Google u rrit me 162% në 17.9 miliardë dollarë në tre muajt e parë të këtij viti duke dërguar të ardhurat në vlera rekord.

Analistët prisnin një performancë të mirë ndërsa ekonomitë në mbarë botën kanë filluar të hapen dhe rikuperojnë.

Të ardhurat e Google ishin 55.3 miliardë dollarë ose 30% më shumë sesa një vit më parë ndërsa vetëm shitjet e YouTube u rritën me 49% në 6 miliardë dollarë.

I vetmi problem me të cilin po përballet gjiganti është presioni nga autoritete rregullatore në mbarë botën për praktikat e biznesit.

Biznesi cloud vijon të humbasë para ku gjatë kësaj periudhe humbi 974 milionë dollarë edhe pse më pak sesa 5.6 miliardë dollarë vitin e kaluar. /PCWorld