Google vjen me Home dhe Chromebook Pixel më të vogël dhe më të lirë?

Në këtë periudhë kohore, pritjet janë që Google të lansojë modelet e reja të telefonave, përkatësisht pasardhësit e Pixel dhe Pixel XL të vitit 2016.

Megjithatë, tani ekziston një raport dhe disa thashetheme të cilat sugjerojnë se vetëm gjiganti i kërkimit Google do të prezantojë gjithashtu edhe një version të vogël të Google Home, bashkë edhe me një version të vogël poashtu të Chromebook Pixel.

Përveç lajmit se kompania amerikane do të vijë me versionet më të vogla të Google Home dhe Chromebook Pixel, AndroidPolice nuk ka ofruar informata tjera lidhur me atë se çfarë do të përfshijnë pajisjet e reja të Google përsa i përket veçorive.

Megjithatë, besohet se strategjia do të jetë e ngjashme me atë që Amazon po bën me Echo Dotin, një version më të vogël dhe më të përballueshëm në çmim krahasuar me Amazon Echo-n më të madh./Mesazhi/