Google zbulon sistemin e ri operativ

Zhvilluar nga Google, Fuchsia OS u shfaq për herë të parë në 2016-ën dhe është një sistem operativ me burim të hapur bazuar në kernelin e Linux.

Sistemi operativ i shumëpritur Fuchsia OS ka debutuar në pajisjen e parë konsumatore, gjeneratën e parë të Nest Hub.

Zhvilluar nga Google, Fuchsia OS u shfaq për herë të parë në 2016-ën dhe është një sistem operativ me burim të hapur bazuar në kernelin e Linux.

Edhe pse debutimi nis sot, i gjithë ky proces do të marrë disa muaj. Pavarësisht zëvendësimit të Cast OS me Fuchsia OS, eksperienca në Nest Hub do të mbetet e njëjta dhe përdoruesit as që do të vënë e asnjë ndryshim.

Por dilema e madhe është se për çfarë do të shërbejë ky sistem operativ? Ekziston mundësia që një ditë të mbërrijë tek laptopët e pse jo edhe smartfonët. Megjithatë nuk është ndërtuar për të zëvendësuar as Android as Chrome OS. /PCWorld