GPT-të e personalizuara vinë për përdoruesit pa pagesë të ChatGPT

Këto funksionalitete ishin të disponueshme për përdoruesit me pagesë të ChatGPT Plus, Teams dhe Enterprise, por tani janë të hapur për të gjithë përdoruesit e ChatGPT.

Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT tashmë mund të aksesojnë GPT-të e personalizuara, të analizojnë grafikë, të bëjnë pyetje rreth fotove dhe të kenë akses në disa veçori të reja shtuar me GPT-4o në fillim të muajit Maj.

Këto funksionalitete ishin të disponueshme për përdoruesit me pagesë të ChatGPT Plus, Teams dhe Enterprise, por tani janë të hapur për të gjithë përdoruesit e ChatGPT.

Ndërsa përdoruesit pa pagesë mund të zbulojnë dhe përdorin GPT të personalizuara, ata nuk mund të krijojnë GPT-të e tyre. Tashmë mund të krijojnë versionet e tyre të ChatGPT për nevoja specifike ndërsa mund të bëhen pjesë edhe të skemë së ndarjes së të ardhurave që OpenAI e filloi në muajin Mars.

Megjithatë përdoruesit me pagesë do të kenë një avantazh tjetër: më pak kufizime. Kur përdoruesit pa pagesë arrijnë limitin e mesazheve dhe bisedave me GPT-4o, ata automatikisht kalohen në GPT-3.5