Grabitet një filial i pagesave elektronike në Prishtinë – ka të lënduar

Një grua është lënduar si pasojë e një grabitjeje të një filiali elektronik në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00. “Viktima e rastit ka marre lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

Vlera e parave te grabitura ka mbetur te konfirmohet. Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin.