Grabitje e armatosur në një institucion mikro financiar në Prishtinë

Dy viktima femra kanë raportuar në Polici për grabitje të armatosur në një institucion mikro financiar në Prishtinë.

Derisa ato ishin në vendin e punës, dy persona të maskuar nën kërcenim të armës ua kanë grabitur 200 euro dhe një arkë të vogël.

Personat e maskuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.