Grafitet në Betlehem ironizojnë me Donald Trump (Foto)

Në pjesën e “murit të ndarjes” në Bethlehem janë vizatuar grafite gjigante me presidentin amerikan Donald Trump.

Në grafitin e parë, shfaqet Trump duke përqafuar kullën e rojes izraelite me emotikone në formë të zemrës, ndërsa në të dytin, Trump është shfaqur sikur është duke thëhë “Do ta ndërtoj një vëlla tëndin”.

Autori i grafiteve është i panjohur, mirëpo ajo që tërheq vëmëndjen është mënyra mënyra me të cilën janë bërë që le të supozohet se janë vepër e artistit të fmashmëm rrugor Banksy, raporton Agjencia Anadollu.

Gjatë fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan premtoi se do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën me të cilin do të “parandalohen veprime të paligjshme”, ndërkohë që për pagesën, tha se do ta bëjë Meksika.

Të enjten, “Washington Post” botoi një transkript të bisedës telefonike mes Donald Trump dhe presidentit meksikan Enrique Nieto Pena të zhvilluar më 27 janar, në të cilën Trump kërkon nga Nieto të mos flas publikisht se Meksikës nuk i bie ndërmend të paguaj ndërtimin e murit.

Transkripti thotë: “Shiko Izraelin, Izraeli ka një mur, ndërsa të gjithë i thonin se nuk ka dobi prej mureve”. Ai tha gjithashtu tha se muri pengon kalimin të rreth 99 për qind të njerëzve.

Bethlehem, grafite gjigande me Donald Trump në "murin e ndarjes"

Bethlehem, grafite gjigande me Donald Trump në "murin e ndarjes"

Bethlehem, grafite gjigande me Donald Trump në "murin e ndarjes"

Bethlehem, grafite gjigande me Donald Trump në "murin e ndarjes"

/Anadolu Agency/