Greqi, hidhet lëndë shpërthyese përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia

Një lëndë shpërthyese është hedhur përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin grek, mësohet se shpërthyesi artizanal me vida dhe gozhdë u hodh në orët e para të mëngjesit të së dielës përpara ndërtesës ku ndodhet edhe xhamia (mesxhid) në lagjen Patision të Athinës.

Nga shpërthimi nuk pat viktima ose të plagosur ndërsa janë shkaktuar dëme në hyrjen e ndërtesës dhe tek disa automjete të parkuara. /aa