Greqi, teste falas në farmaci, paketa ofrohet një herë në javë

Duke nisur nga dita e djeshme në të gjitha farmacitë ne Greqi ofrohen teste falas për COVID-19 me shpresën se dhe kjo masë do të ndihmojë në lehtësimin e kufizimeve çka ka shkaktuar lodhje tek qytetarët dhe ka dëmtuar ekonominë.

Paketa e vetë testimit mund të kryhet një herë në javë ndonëse ka skepticizëm se nuk janë të lehta dhe njerëzit mund të gënjejnë për rezultatin.

Testet do të shpërndahen në shkollat e mesme dhe për mësuesit në përpjekje për të rihapur shkollat.

Izolimi i vendosur në nëntor në shtetin fqinj ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka lënë shumë biznese në kufijtë e mbijetesës.

Pas pesë muajsh dyqanet u rihapën me kufizime, ndërsa javën e kaluar u lehtësua lëvizja midis rajoneve por shkollat dhe restorantet mbeten të mbyllura dhe shtetrrethimi është ende në fuqi. /euronews