Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Barcelona.
Me merkaton e verës që po afrohet, ka filluar të flitet për ndyshime të mëdha të mundshme në skuadrën e Barcelonës.
Katalanët thuhet të jenë të interesuar për transferimin e katër lojtarëve, përfshirë emra si Lautaro Martinez e Neymar.
Por, për të arritur një gjë të tillë, Barca duhet të shes disa lojtarë, dhe Griezmann bën pjesë në listën e emrave që mund të largohen.
Por, ‘Marca’ raporton se lojtari francez nuk do të largohet nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.
Griezmann thuhet të jetë i gatshëm për të luftuar për një vend në formacionin e Quique Setien, edhe nëse afrohen emra si Lautaro apo Neymar.
Gjasat janë të mëdha që sezoni tjetër të jetë më i mirë për Griezmann individualisht, pasi për francezin ishte sezoni i parë në ‘Camp Nou’ dhe adaptimi ishte i vështirë për të.